Telegrafi

Berisha: Në të mirë të funksionimit të institucioneve, AAK e gatshme edhe për zgjedhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha ka thënë se AAK-ja është e gatshme për çdo variant që do jetë në të mirë të funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjet.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se AAK-ja mbetet e përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin e spektrit politik gjithpërfshirës.

Sipas tij, AAK-ja respekton në punë si partnerët e koalicionit po ashtu edhe të opozitës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me vëmendje po përcjellë të gjitha zhvillimet në vend. AAK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin e spektrit politik gjithëpërfshirës. AAK respekton në punë, si partnerët e koalcionit ashtu edhe të opozitës. Krahas kësaj AAK është e gatshme për çdo variant në të mirë të  funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjet. AAK, politikën shtetërore e bënë hapur nën principin e edukatës institucionale”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Telegrafi/