Site icon Telegrafi

Berisha në prova te Sunderlandi

Te kjo e fundit shpreson ta ketë stacionin e fundit. Portieri i talentuar nga Suhareka, po beson që provat në klubin nga Premierliga angleze do t’i kryej me sukses.

“Kur ishim me Lirinë në Gothia Cup të Suedisë, në tri ndeshje kam pritur gjashtë penallti. Nga këtu kam lidhur kontakt me një skaut austriak që vepron në Angli. Sunderlandi kishte probleme me portier dhe më ka dërguar ftesën. Atje do të shkojë më 24 shkurt dhe do të rri deri më 7 mars do të jem në prova te ekipi rezervë i Sunderlandit”, shpjegon Berisha për Arenën.

“Shpresoj se do të mbetet në këtë klub. Jam duke u përgatitur me trajnerët e klubit. Madje, nganjëherë stërviti edhe nga katër herë në ditë”.

E lavdëron trajneri

Trajneri i portierëve të Lirisë, Blerim Zherka, vlerëson lart ‘gardianin’ e tij, për të cilin tha se ka të ardhme të ndritur. “Ai është portier shumë i mirë. Në Liri është qe dy vjet. Sa kemi qenë bashkë me trajnerin Erdogan Celina në Ballkan, e kemi parë se është portier i talentuar, prandaj vendosëm ta sjellim në Liri para dy vjetësh. Në dy ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor ai ka qenë ruajtur portën, përkundër moshës së re”, tregon Zherka.

Liria garon në Ligën e Parë. Ditë më parë, Berisha mbrojti edhe në miqësoren ndaj Prishtinës, por pa iu dashur të nxjerrë topin nga porta.

Ai ka kontratë me Lirinë deri në vitin 2015, dhe një kalim te Sunderlandi mund të bëhet vetëm me marrëveshje mes dy klubeve. Berisha është i gjatë 1.85 cm kurse peshon 77 kg. /Arena/Telegrafi/
 

Exit mobile version