Ministri i Forcës dhe Sigurisë në Kosovë, Rrustem Berisha, po qëndron në Kanada për pjesëmarrjen në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë forum, ministri Berisha u takua me Borys Wrzesnewsky, kryetarin i grupit parlamentar Kanada-Asamble Parlamentare e NATO-së, ku diskutuan për mbështetjen e Kanadasë në proceset që po kalon FSK-ja dhe Kosova, përcjell Telegrafi.
Berisha e falënderoi mikun kanadez për mbështetjen e tij që po i jep Kosovës në cilësinë e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar Kanada-Kosovë.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes dy vendeve. /Telegrafi/