Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjesë në Kongresin e 37-të të CDU, ku ka pasur një shtrëngim duarsh me kandidatin për kancelar, Friedrich Merz.
Berisha në rrjetet sociale ka ndarë foto nga takimi dhe quan kancelarin gjerman si njeriun më të fuqishëm në Evropë, ndërsa thotë se ky takim është një ogur i bardhë për fitoren e opozitës në Shqipëri.
“Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores. Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës”, shkruan Berisha.
Më tej në një prononcim të nisur për median, Berisha ka zbardhur edhe takimet qe ka zhvilluar, duke thëne se bashkëpunimi mes Partisë Demokratike dhe CDU-së ka qenë një çështje kryesore e diskutimeve.
“Së pari ky ishte një kongres madhështor, me të cilin po kurorëzohet fitorja e Kancelarit të ardhshëm, Frederic Merz, njeriu më të rëndësishëm të Evropës.
Për mua ishte kënaqësi e madhe, që vija në një ngjarje të tillë pas shumë vitesh.
Pata rastin të takoj shumë miq të mëparshëm, miq të rinj dhe një shtrëngim duarsh të përzemërt me kancelarin e ardhshëm, Merz dhe me shumë personalitete të tjera të rëndësishme të kësaj partie./RTSH