"Realisht ne sonte debutojmë në Euro’Cup dhe do ta shkruajmë historinë e basketbollit tonë përsëri. Dhe emocionet duhet ti lëmë anash që ta luajmë lojën tonë".
"Normalisht që do të jetë e vështirë kundër një ekipi si Energia Rovinari e cila ka një ekip mjaft të fortë, mirëpo me përgatitjet që kemi bërë në seancat stërvitore, si dhe me ekipin që kemi mendoj se do të debutojmë me sukses", u shpreh Berisha.
Sigal Prishtina sivjet do të jetë konkurrente në katër gara, përfshirë këtu: Superligën dhe Kupën e Kosovës, Ligën Ballkanike dhe Euro’Cup-in.