Telegrafi

Berisha në Davos, për Forumin Ekonomik Botëror

Forumi do të fokusohet në trajtimin e problemeve të krizës ekonomike, me të cilat përballet ekonomia botërore, në reformat ekonomike dhe ndryshimet klimaterike.

Burime zyrtare të Kryeministrisë bënë të ditur se në këtë samit marrin pjesë presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm nga mbarë bota, drejtorë dhe administratorë të institucioneve më të mëdha financiare, të korporatave të mëdha, mediave të mirënjohura etj.

Gjatë Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, Kryeministri Berisha do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Kreu i qeverisë shqiptare do të paraqesë zhvillimet, reformat e ndërmarra në Shqipëri dhe suksesin e tyre, si dhe potencialet që ofron Shqipëria në fusha të ndryshme.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të zhvillojë dhe një sërë takimesh me personalitete të shquara të politikës, si me Presidentin çek Vaslav Klaus, Kryeministrin e Turqisë Tayyip Erdogan, Kryeministrin e Suedisë Fredrik Reinfeld, Kryeministrin e Pakistanit Syed Yousaf Raza Gillani, Zëvendëskryeministrin dhe Ministër i Jashtëm belg Karel De Gucht, me Presidentin e Azerbaxhanit Ilham Aliyev, etj, si dhe me personalitete të fushës ekonomike. /balkanweb/