Telegrafi

Berisha në Bruksel

Në konferencën kushtuar Ballkanit merr pjesë edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.

Kryeministri Berisha do të flasë në konferencë në temën “Një erë e re për Ballkanin Perëndimor: nga konfliktet, drejt një rajoni demokratik, në paqe dhe prosperitet.”

Berisha do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi me kryetarin e Grupit parlamentar të PPE-së në Parlamentin Evropian Joseph Daul, kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe ministrin e Jashtëm dhe Integrimit Europian të Kroacisë, Gordan Jandrokovic. /Telegrafi/