Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha, ka kujtuar 26 vjetorin e Betejës së Loxhës.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është ndër betejat më të lavdishme, transmeton Telegrafi.
“Ndër betejat e lavdishme ku u manifestua guximi, vetmohimi e uniteti i luftës sonë për liri është Beteja e Loxhës. Ndër betejat ku u dëshmua që përballë vullnetit të popullit për liri nuk ka ushtri të pamposhtur. Sot në nderim të kësaj beteje”, ka pohuar Berisha.
Tutje, ai ka shkruar “lavdi e nderim heronjëve dhe dëshmorëve të Betejës së Loxhës. Lavdi dëshmorëve te kombit”./Telegrafi/