Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ku la në arrest shtëpie, nën mbikëqyrje policore dhe nuk mund të komunikojë me askënd përveç personave të familjes.
Rama përmes një video-mesazhi në rrjetin social në Facebook ka thënë se nuk do të ketë drejtësi në Shqipëri deri kur të gjykohet rasti i 21 janarit.
“Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt, të cilës do parti. partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin. Partitë nuk janë organizata luftarake, që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët në një mënyrë ose tjetër.
Kështu, që nuk e shoh absolutisht si fitore të PS apo dhe si një fitore të PS-së, ose fitore të Erionit dhe Taulanti, të cilët kanë bërë me këmbëngulje me pasion detyrën e tyre, siç e kanë parë të arsyeshme. Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojë, për të parë si fitore cili do qoftë që vihet nën trysni në masa të drejtësisë.
Nuk do ketë drejtë në Shqipëri pa u gjykuar 21 janari. 21 janari dhe gjykimi i saj do të vendosin një gur të palëvizshëm për deri ku mund të shkojë ose ku mund të mos shkojmë ushtrimi i forcës represive të shtetit si rezultat i abuzimit në të nga persona të veshur në pushtet, por këtë e kam në parim. Për rastin konkret nuk kam asnjë koment”, ka thënë ai.
I pyetur për rastin e Sali Berishës, ai tha: “Pyetjen në lidhje me non grata nuk kam asnjë koment. Nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga ShBA-të, por ju siguroj që ëndrrat e mia janë shumë më të mëdha se sa të lidhura me persona të caktuara. Nuk shoh në ëndërr se si dënohen njerëz. S’kemi asnjë arsye për të menduar për këtë pasi kemi shumë punë për të bërë”, ka thënë Rama. /Telegrafi/