Site icon Telegrafi

Berisha në arrest shtëpiak, oficerët e Policisë Gjyqësore i shkojnë për kontroll

Oficerët e Policisë Gjyqësore ishin sot paradite në banesën e e Sali Berishës për të kontrolluar nëse ai po zbaton masën e sigurisë caktuar nga GjKKO një javë më parë.

Report Tv sjell pamjet kur Erion Ismaili, Drejtori i krimit ekonomik në Tiranë i cili ishte pjesë kontrollit, shoqëruar nga një efektiv i veshur me uniform policie dhe një grua e veshur civile pasi komunikojnë me truprojen e Berishës shoqërohen për të hyrë në pallat drejt apartamentit ku ndodhet ish kryeministri në rrugën “Mustafa Metohiti’ në Tiranë

Oficerët kanë qëndruar jo më shumë se 7 minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version