Site icon Telegrafi

Berisha: Ndjehem më i qetë, e kam mendjen vetëm te puna që duhet të përballoj

Etrit Berisha është 100% një lojtar i Atalantës dhe kjo do ta ndihmojë padyshim që të përjetojë një sezon të suksesshëm me klubin italian.

Sigurisht, objektivi i parë është që të përsëritet edicioni i kaluar, kur pritjet e tij ndihmuan skuadrën të siguronte një vend të katërt të shkëlqyer dhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Në një intervistë për “L’ Eco di Bergamo”, Berisha ka treguar emocionet e tij pasi u mor vendimi përfundimtar për kalimin nga Lazio te Atalanta, si dhe besimin se mund të ketë një rol edhe më të rëndësishëm këtë vit te klubi i tij, ndoshta duke gjuajtur edhe penalltitë…

“Është ndryshe, ndjehem më i qetë, e kam mendjen vetëm te puna që duhet të përballoj. Vitin e kaluar, sa më shumë kalonte koha, aq më shumë besoja dhe shpresoja te blerja nga Atalanta. Dëshiroja shumë që të bëhesha pjesë e projektit. E desha që në fillim, imagjinoje pak pastaj pas një sezoni të tillë dhe një vendi të katërt”.

“Në fund të sezonit të kaluar, duke folur me drejtuesit. Pastaj, kur isha në shtëpi, në Prishtinë, mësova për zyrtarizimin. Jam i lumtur, dëshira ime ishte ajo që të vazhdoja, jam ndjerë mjaft mirë me klubin, trajnerin dhe tifozët”.

“Po mundohem t’i njoh. Si për impakt të parë, më kanë bërë përshtypje Gosens dhe Kornelius. I pari është një mbrojtës i aftë, ndërsa i dyti është një sulmues i fortë fizikisht, por edhe i shpejtë”.

“Unë do të isha gati t’i gjuaja, por në Itali nuk ekziston pritja për të pasur një portier që gjuan penallti. Ka pak besim, në rast gabimi je i hapur ndaj një kundërsulmi. Por me mua nuk ndodh, unë nuk gaboj”. /Sportali.net

Exit mobile version