Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i bëri sot thirrje ndërkombëtarëve që të marrin në analizë situatën e drogës në Shqipëri, e cila, sipas tij, mund të shndërrohet në një financuese të terrorizmit.
“I bëj thirrje NATO-s qe me urgjencë të marrë në analizë gjendjen e drogës në Shqipëri. Ky vend, në rast se nuk ndërhyhet me urgjencë në këtë situatë, shumë shpejt do të jetë një financues i madh i terrorizmit ndërkombëtar, i ISIS në radhë të parë”, deklaroi Berisha.
Ai akuzoi Qeverinë se po i largon investimet e huaja.
“Mafia sot është ulur këmbëkryq dhe po i rrënon këto investime. Ato po i largon çdo ditë qeveria me mafien e saj”, deklaroi ish-kryeministri sot në Kuvend. /Telegrafi/