Berisha tha në emisionin Opinion në TV Klan se PD dhe LSI do të kenë një kandidat të përbashkët për president. "…nëse PS i jep fund persekucionit ndaj ish-kryetarit Nano, le ta propozojnë atë për president, ne do të kemi kandidatin tonë", tha kryeministri.
Berisha ritheksoi se Piramida do të prishet dhe se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme siç po kërkon opozita. Duke folur për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, kryeministri tha se do të ftojë në Tiranë yje të muzikës botërore si Rihanna dhe Lady Gaga. /Telegrafi/