Zafir Berisha, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të mbajtur, ka diskutuar lidhur me ndërtimin e murit në Mitrovicë.
Sipas tij, muri i ndërtuar në Mitrovicë, është vazhdimësi e projekteve të Serbisë për ndarjen e vendit, njofton Klan Kosova.
“Muri është vazhdimësi, e projekteve të Serbisë për ndarjen e Kosovës”.
“Fillimisht në ‘99-2000 atje është bërë një pastrim etnik nga forcat kriminale të mbështetura nga Beogradit”.
“Në vazhdimësi të këtij projekti mund të them lirisht se ky është rezultat i një marrëveshjeje të fshehur”, është shprehur ai.