Site icon Telegrafi

Berisha mund të debutojë

Etrit Berishës mund të debutojë me skuadrën e tij të re, Atalanta.

Fati është me Etrit Berishën. Portieri prishtinas pritet të luajë nga minuta e parë për ekipin e ri, Atalanta, në duelin ndaj Cagliarit, të dielën.

Sipas mediave italiane, reprezentuesi shqiptar do të jetë në portë pas lëndimit të Marco Sportiellos.

Nëse 24-vjeçari italian nuk ia del, atëherë Berisha do të jetë titullar, në paraqitjen e tij të parë për ekipin nga Bergamo.

Exit mobile version