“Shpresa e vitit u shpall fundori ynë, Rinor Peci. Çmimin ‘Punëtori sportiv’ më i mirë në Komunën e Prishtinës e fitoi drejtori gjeneral, Florian Miftari”, thuhet në postimin e Sigal Prishtinës.
“Në pozitën e shtatë u rendit basketbollistja e klubit Sigal Prishtinës, Zërina Shatri. Kurse, sportisti më i mirë u shpall, MVP i Superligës së Kosovës ne Basketboll dhe i Balkan League, Dardan Berisha”, thuhet tutje.
Çmimin kryesor të vitit, ‘Klubi më i mirë’, me shumicë votash u shpall kampionia e Kosovës dhe e Ballkanit, Sigal Prishtina.
Me mirënjohje të veçantë u nderua edhe grupi i tifozëve, Plisat, të cilët janë gjithmonë në përkrahje të klubeve nga Prishtina.