Telegrafi

Berisha mbërrin në Kosovë: Jam i lumtur që ndodhem këtu

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka mbërritur më herët se pjesa tjetër e Përfaqësueses në Kosovë.

Anëtari i skuadrës australiane, Melbourne Victory ka mbajtur një konferencë për media.

Ai është shprehur shumë i lumtur që ka ardhur në Kosovë për ta veshur fanellën e vendlindjes së tij.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Gjithmonë kam kërkuar që të luaj me Kosovën dhe më në fund dëshira po më plotësohet”.

“E rëndësishme është që jam këtu”.

“Liga australiane është e fortë dhe kam arritur suksese të mëdha atje gjë për të cilën jam shumë i lumtur”, deklaroi Berisha.

Prishtinasi do të jetë nën urdhrat e Albert Bunjakut për ndeshjen e 24 marsit ndaj Islandës. /Telegrafi/