Bernard Berisha ka arritur të mbijetoi në elitën e futbollit të Rusisë me skuadrën e tij Anzhi.
Në dy ndeshjet e barazhit, Anzhi ka mposhtur në të dyja skuadrën Volgar me rezultat të përgjithshëm 3-0 duke mbijetuar.
Por pas ndeshjes, Bernardi bëri një gjest të madh duke u afruar tek një fëmijë që ishte në karrocë.
Mesfushori pejan ia dhuroi fanellën e tij por pas saj i kanë dalë lotët nga emocionet.
Ndërkohë ai ka shkruar edhe disa fjalë në profilin e tij për këtë gjest.
“Pas ndeshjes babai i fëmijës më kërkoi që ta takoi atë dhe e bëra këtë gjë me shumë kënaqësi. Ai ma kërkoi fanellën dhe për mua ishte nder që t’ia dhuroi”.
“Pas asaj më dolën lotët nga emocionet dhe lutem që ky fëmijë të shërohet sa më parë. Fjalët e tij në gjuhën angleze ‘I love you Berisha’, më bënë të qajë. Uroj që të shërohet sa më parë”, shkroi Berisha ndër tjera.
23-vjeçari pas kësaj ndeshje do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës ku do të përballet më 3 qershor ndaj Ishujve Farore. /Telegrafi/