Telegrafi

Berisha i lumtur që kaloi lëndimin: Me Lazion dua të fitojë sa më shumë

FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - OCTOBER 03: Valon Berisha of SS Lazio during the walk around at Commerzbank-Arena on October 3, 2018 in Frankfurt am Main, Germany. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha gjatë këtij viti ka kompletuar transferimin te Lazio.

Por edhe pse iu bashkua klubit të famshëm italian gjatë verës, Valoni ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare me Lazion.

Lëndimi i pësuar ia humbi Berishës pesë ndeshjet e para në kampionat si dhe një tjetër në Ligën e Evropës, ndërsa ndaj Udineses dhe Romës qëndroi në bankën rezervë.

25-vjeçari ka folur për në konferencën për media së bashku me trajnerin Simone Inzaghi.

(Photo by Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në skuadër nga lëndimi. E ndjej se mund ta ndihmojë shumë ekipin dhe mezi pres të jem në fushë”, tha Berisha.

“Ndihem më mirë dita ditës , por më duhet të luaj disa ndeshje për ta marrë formën që dua”, u shpreh mesfushori nga Kosova.

Mesfushori nga Kosova mund të debutoj në një ndeshje zyrtare me Lazion në Ligën e Evropës ndaj Eintracht Frankfurtit.

“Shpresojë të luaj, por është trajneri ai që do të vendosë. E vetmja gjë që dua është ta ndihmoj skuadrën dhe të fitojë shumë me Lazion”, tha ish-mesfushori i RB Salzburgut. /Telegrafi/