Site icon Telegrafi

Berisha: Lumi “Shkumbin”, zonë toksike

Zoti Berisha tha se "me autonominë vendore është abuzuar, ndërsa ka vite që lumi Shkumbin është bërë një zonë toksike”. “Inspektoriati duhet të ndalojë në mënyrë kategorike çdo lloj depozitimi në bregun e këtij lumi”, tha ai.

“Për shkelësit të vendosen sanksione dhe të sistemohet me përparësi landfilli ekzistues i Rrogozhinës", nënvizoi zoti Berisha.

Zoti Berisha gjithashtu tha se "duhet të shënojmë ndryshime urgjente dhe ajo që u bë me makinat, do të vazhdojë”. “Vendit do t`ia kthejmë fytyrën pa plehra, të sanksionohen në ligj penalitetet për ata zyrtarë vendorë që mbyllin sytë ndaj ndotjes së mjedisit", theksoi ai./Telegrafi/
 

Exit mobile version