Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha në konferencën e organizuar nga kjo ministri me temën “FSK dhe Partnerët’’, ka folur për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke përfshirë këtu edhe integrimin e komuniteteve jo shumicë, ndërsa ka kërkuar nga Lista serbe ta kuptojë realitetin e ri dhe të jetë pjesë e transformimit të FSK-së.
Berisha në këtë konferencë tha se kanë arritur ta kalojnë dhjetë për qindëshin (10%) e përfaqësimit të komuniteteve jo shumicë, sidomos të komunitetit serb.
“Kemi rekrutuar 30 persona të komunitetit serb. E çmojmë lart vendosmërinë e këtyre rekruteve edhe përkundër kërcënime dhe presioneve, ata kanë vendos të jenë pjesë aktive e FSK-së”, ka thënë Berisha.
E sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri ai tha se po bëjnë përpjekje që pjesë e transformimit të jetë edhe komuniteti serb në Kosovë.
Ai po ashtu kërkoi që Lista Serbe ta kuptoj realitetin e ri, dukë kërkuar nga ata që të jenë pjesë e transformimit të FSK-së.
“Kërkojmë që të na mbështesni që edhe Lista Serbe ta kuptoj realitetin e ri dhe të jetë pjesë e transformimit”, u shpreh ministri Berisha.
Në këtë konferencë po marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, Salvatori Cuoci. /Telegrafi/