Telegrafi

Berisha: Lidhjen e Prizrenit shqiptarët do ta festojnë së bashku

Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Kulturës përgatitjen për bashkërendimin e një sërë aktivitetesh së bashku me qeverinë kosovare dhe maqedonase për kremtimin e kësaj dite.

“Sot ne duhet ta kremtojmë këtë ngjarje së bashku me Qeverinë e Kosovës. Duket të ketë një seri aktivitetesh të përbashkëta sepse ky përvjetor i gjen shqiptarët të lirë dhe të pavarur në lirinë e tyre dhe është një rast për të shprehur nderimin, respektin dhe mirënjohjen me të thellë ndaj atyre burrave dhe grave që 130 vjet më parë organizuan në kushte shumë të vështira një lëvizje, në të cilën dëshmuan jo vetëm vetëdijen e thellë kombëtare të shqiptarëve, dëshmuan se pluhuri i shekujve nuk e kishe mundur atë, e kundërta ishte ajo u zgjua dhe u zgjua fuqishëm, u përball me padrejtësinë madhore të kohës dhe së fundi me pavarësinë e Kosovës ne mund të themi se shqiptarët sot janë më të lirë dhe më të pavarur se kurrë dhe ky është një rast për ti nderuar ata burra që u përpoqën të zgjojnë kombin dhe tu dalin zot të drejtave të tyre”, tha Berisha në mbledhjen e të mërkurës të Këshillit të Ministrave.

Duhet të bashkërendoni edhe me qeverinë e Maqedonisë, tha Berisha për të pasur një aktivitet të gjerë në 100 vjetorin e zyrtarizmit të alfabetit të Gjuhës Shqipe. /INA/