Site icon Telegrafi

Berisha: Legalizimi i kanabisit, vendim i dëmshëm për Shqipërinë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur sot planin e qeverisë për legalizimin e kanabisit si një “akt i pamenduar, antikombëtar i [Kryeministrit] Edi Rama që dëmton rëndë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”.

Në një deklaratë për shtyp ku komentoi deklaratën e një ditë më parë të Ramës për të legalizuar përdorimin e kanabisit mjekësor, Berisha tha se Kanabizimi shton potencialin për financimin e grupeve kriminale dhe terroriste.

Ai tha se vendimi i për legalizimin e kanabisit “është i dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

“Ky vendim është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, drogimit të të rinjve dhe popullatës, rrënimin e shëndetit fizik dhe mendor, si dhe të identitetit të shqiptarëve dhe reputacionit të tyre”, ka thënë Berisha.

Lexo po ashtu 61 për qind e qytetarëve shqiptar pro legalizimit të kanabisit, Rama: Hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike

“Të legalizosh kanabisin në një vend që është etiketuar si kanabistan, do të thotë ta bësh atë simbol të Shqipërisë”, shtoi Berisha.

“Kanabizimi shton potencialin për financimin e grupeve kriminale dhe terroriste. Me legalizimin e kanabisit, hiqet çdo barrikade ndaj saj ai droge e rrezikshme. Legalizimi i kanabisit është një kërcënim serioz për Shqipërinë. U bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë të ngrenë zërin kundër këtij vendimi që përbën rrezik edhe për ta”, tha ai. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version