Site icon Telegrafi

Berisha largohet nga Lazio

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha mund të mos kthehet më në Lazio pas përfundimit të Euro 2016.

Sipas mediave italiane, Berisha ka lënë të kuptohet se vendimin përfundimtar do ta marrë pas evropianit.

Në këtë mënyrë, Lazio po mendon të gjejë zgjidhje të shpejta duke hedhur sytë nga tregu i portierëve.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Aktualisht, klubi kryeqytetas ka vetëm një emër të konfirmuar, ai është kroati Ivan Vargic i blerë disa muaj më parë, por do të transferohet zyrtarisht në Lazio gjatë sezonit të ri.

Për Berishën ka pasur oferta nga Turqia dhe lojtari pritet të vendos destinacionin e tij pas evropianit.

Exit mobile version