Telegrafi

Berisha largohet nga Kosova me një mesazh emocionues (Foto)

Sulmuesi që erdhi me shumë bujë në Përfaqësuesen e Kosovës, Besart Berisha është kthyer në Melbourne.

Prishtinasi nuk arriti të shënoi gol, por bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen ndaj Islandës.

Ai është larguar nga vendlindja e tij për tu kthyer në Melbourne ku e presin ndeshje të rëndësishme me klubin e tij.

32-vjeçari ka postuar një foto në Instagram ku ka shkruar një mesazh emocionues për tifozët kosovarë.

“I kthyer në Melbourne. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme që të luaja për shtetin tim. Faleminderit për përkrahjen”, shkroi Berisha.

Kujtojmë që Besarti është golashënuesi më i mirë në Australi me 18 gola të shënuar këtë edicion. /Telegrafi/

Good to be back in melbourne ..it was a great experience playing for my country , thanks to all the supporters ???

A post shared by Besart Berisha (@besartberisha08) on