Telegrafi

Berisha: Ky është skafi i Tahirit që transportoi 3.5 tonë drogë

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me arrestimin e Moisi Habilajt.

Ai ka publikuar një fotografi ku shkruan se ky është skafi i ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Saimir Tahiri, ku në bord sipas tij, shikohet Moisi Habilaj dhe të tjerë.

“Në foto skafi i Saje Qorrit që transportoi 3.5 ton drogë në Itali me tezakët e tij, Moisiu dhe Habilajt e tjerë në bord! Sb” shkruan Berisha.