Telegrafi

Berisha kundërshton rezultatet e zgjedhjeve: E hedhi poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizuar nga krimi shtetëror

Kryetari i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Sali Berisha ka thënë se nuk pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të së dielës, duke thënë se partia kundërshtare ka bërë mashtrime me vota.

Berisha në një konferencë të thirrur për media, ka theksuar se kanë të dhëna të besueshme që në Kamzë është bërë manipulim digjital, transmeton Telegrafi.

“Jam këtu për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizuar nga krimi shtetëror dhe kriminel. Jam këtu për të bërë thirrje të gjithë përfaqësuesit e opozitës në komisionet e numërimit të vazhdojnë më përkushtim detyrën e tyre, pasi është në parimin dhe qëndrimin tonë që të mbrojmë votat e shqiptarëve”, është shprehur ai.

Berisha po ashtu ka thënë se dënojnë sulmin fizik ndaj një komisioneri të tyre.

Sipas rezultateve të KQZ-së PS ka fituar shumicën e komunave. /Telegrafi/