Në një intervistë për emision Debat në RTK, ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, rastin e Kumanovës dhe prespektivën e shqiptarëve të Maqedonisë brenda këtj shteti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Kjo që ndodhë në Maqedoni, kriza që po shohim ne atje, në fakt është krizë maqedonase, krizë politike midis forcave poltike maqedonase. Kriza e madhe e Maqedonisë është kriza në marrdhëniet ndëretnike të cilën komuniteti ndërkombëtar përsëri po i anashkalon”, nënvizoi Berisha.
Duke folur për rastin e Kumanovës ai ka theksuar në intervistë se rasti i Kumanovës kërkon transparencë të plotë.
“Kumanova kërkon transparencë. Çfarë ndodhi aty? është e domosdoshme të bëhet transparenca. Kush kishte gisht dhe si ndodhi? Përndryshe ai ishte një skenarë krejtësisht i shërbimeve të huaja, faturë kjo të cilën do ta paguanin qytetarët paqësor shqiptarë në Kumanovë, me qëllim që edhe nga ai qytet të spastrohen shqiptarët”, ka velrësuar Berisha në intervistë.
Për Berishën prespektiva e vetme e Maqedonisë është federalizimi
“Është shumë e domosdoshme që forcat politike të insistojnë për federalizimin e Maqedonisë. Rruga e vetme është që të krijohen njësi vendore të cilat do të kenë një shkallë të gjërë autonomie për të administruar pasurit e tyre dhe për tu zhvilluar brenda një shteti”, thekson Berisha./Telegrafi/