Site icon Telegrafi

Berisha kujton Azem Hajdarin: Demokratë frymëzohuni për të larguar Ramën dhe veglën mjerane në krye të PD-së

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mungoi fizikisht në ngjarjen për Azem Hajdarin, por virtualisht ai e cilësoi ngjarjen e 12 shtatorit të 1998-së si vrasjen e shekullit me autor Qeverinë socialiste të asaj kohe.

Ai i bëri thirrje demokratëve të frymëzohen nga guximi Azem Hajdarit për të larguar jo vetëm Edi Ramën, por edhe Lulzim Bashën që e etiketoi si veglën mjeranë në kryeministrit ne krye te PD-së.

“Sot 23 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit është me frymëzuese se kurrë, mirënjohja e shqiptarëve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar është me e pakufishme se kurrë. Sot demokratet dhe demokratët frymëzohen me shumë se kurrë më parë nga trimëria epike, guximi mbinjerëzor i Azem Hajdarit për t’u ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë, regjimin e kakistokracisë dhe tradhtisë së lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës së tij mjerane në krye të PD-së”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version