Telegrafi

Berisha: Kriza përgjegjësi absolute e opozitës

“Natyrisht, kur them këtë, në mënyrë absolute nuk them që unë të shmang të gjithë përpjekjen e madhe timen për të krijuar ato mundësi që janë të mundshme brenda ligjit dhe Kushtetutës, për një bashkëpunim sa më të gjerë me të. Por pata rastin ta theksoj këtu, sikundër theksuan edhe udhëheqësit e kësaj force kryesore në Evropë, se parimet kushtetuese, shteti ligjor janë themele të një shoqërie të lirë. Ato nuk mund të cenohen për interesa të këtij apo atij individi”, tha Berisha.

Duke komentuar ofertën e fundit të opozitës për hetimin e materialeve zgjedhore por jo të fletëve të votimit, Berisha kërkoi që “opozita le ta formulojë, sepse unë megafonin e kam të vështirë ta transkriptoj”.

Ai siguroi se do ta lexoj me interes dhe vëmendje, mirëpo theksoi se gjer tani nuk ka asnjë propozim konkret në tryezën e tij. /Telegrafi/