Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi në Tiranë me ministren për Dialog, Edita Tahiri tha se krijimi i Ushtrisë së Kosovës i shërben paqes, stabilitetit në rajon dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.
Ai tha se në vazhdimësi i ndjekë zhvillimet në Kosovë dhe vlerësoi progresin e arritur deri tani, duke i cilësuar si arritje të mëdha Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në UEFA dhe FIFA.
Ai potencoi se stabiliteti politik në Kosovë dhe forcimi i sundimit të ligjit janë kushte të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe shtoi se veprimet e dhunshme të kohëve të fundit në Parlament kanë qenë të dëmshme për Kosovën.
Berisha theksoi se krijimi i ushtrisë së Kosovës i shërben paqes, stabilitetit në rajon dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.
Ish-kryeministri Berisha potencoi në mënyrë të veçantë se të dy vendet duhet ta bëjnë prioritet fizibilitetin kombëtar në çdo projekt dhe duhet të shtyjnë përpara proceset e përbashkëta për fuqizimin e mëtejmë të kombit shqiptarë.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për rëndësinë e bashkëveprimit strategjik për fuqizimin e kombit shqiptarë si dhe të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe aleatëve ndërkombëtarë, siç është aleanca me SHBA-të, NATO-në dhe anëtarësimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.
Ministrja Tahiri në këtë takim ishte e shoqëruar nga Ramiz Lladrovci, ambasador i Kosovës në Tiranë, Arjeta Rexhaj dhe Gazmir Raci, këshilltar politikë të ministres Tahiri. /Telegrafi/