Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar për pranimin e Kosovës në FIFA, duke thënë se kjo ëndërr tani u shndërrua në realitet.
“Një arritje tjetër e madhe e Republikës së Kosovës! Të dashur miq, sot Kosova u pranua si anëtare e Federatës Botërore të Futbollit. Legjenda e futbollit të kombit mbajti në këtë ceremoni një fjalim dinjitoz. Kjo është një arrije e madhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar”, ka shkruar Berisha në Facebook.
“Kjo arritje hap përfundimisht rrugën e shndërrimit në realitet të ëndrrës më të bukur sportive të kombit shqiptar; një komb një ekip! Armik i egër i kësaj ëndrre fisnike është mafia e shëmtuar ndërshqiptare. Urimet më të mira për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar”, ka shkruar ai.