Telegrafi

Berisha: Kosova ende pa sigurim shëndetësor, procesi ka filluar nga 2004

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, ka kërkuar të rregullohet e drejta e sigurimeve shëndetësore, pasi sipas tij, Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka sigurime shëndetësore.

Berisha më tej tregoi se çështja e sigurimeve shëndetësore ka filluar që nga viti 2004.

“Çështja e sigurimeve shëndetësore është një e drejtë elementare për të gjithë njerëzit, e kjo është shumë e rëndësishme për sistemin shëndetësor, atë juridik si dhe atij politikë. E them në këtë mënyrë se është çështje e rëndësishme duke e ditë që vendi ynë ka kaluar një luftë në shkatërrim të shëndetit shëndetësor, tash e sa kohë’, tha ai.

‘Nga vitit 2004 kanë filluar përpjekjet për të themeluar diçka për sistemin shëndetësor por asgjë nuk është arritur. Të gjitha këto përpjekje kanë mbetur të pazbatueshme dhe kanë mbetur vetëm në letër”, tha Berisha.

“Kosova është ndër vendet që nuk ka sigurime shëndetësor. Mungesa e sigurimeve shëndetësore ka shkatërruar sistemin shëndetësor. Të parët që preken nga mungesa e sigurimet shëndetësore janë personat me asistencë sociale, personat me aftësi të kufizuara”, shtoi ai. /Telegrafi/