Site icon Telegrafi

Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së: Nuk kam rivalë

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-lideri i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, ka konfirmuar edhe njëherë kandidaturën e tij për kreun e partisë.

Pasi Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale shpalli afatin zyrtar për të dorëzuar dokumentacionin, në një konferencë për shtyp, Berisha tha se do të respektojë rivalët në garë dhe theksoi se ka marrë fund koha e shpikjes së rivalëve.

“Cilido që të kandidojë e garantoj, që ai komision do të krijojë kushtet për një garë të hapur dhe të ndershme. Nuk ka rivalë, ka marrë fund koha kur Edi Rama shpikte rivalë për veten e tij. Këto kërkojini atje. Me Sali Berishën nuk ka kështu. Nuk shpik, por respektoj rivalin”, tha ai.

Duke iu referuar 7 majit, afatit për dorëzimin e dokumentacionit për kandidatët për kreun e PD-së, Berisha tha se nuk i ka dorëzuar dokumentet, por do të respektojë afatet.

“Nuk kam depozituar dokumentet. Sot u informova për vendimin e komisionit, unë do respektoj afatet e caktuara. Asgjë të re nuk them me këtë. Këtë e kam thënë shumë herë. Nuk ka asgjë të re në këtë”, tha Berisha./A2/

Exit mobile version