Telegrafi

Berisha kompleton het-trikun në Australi (Video)

Besart Berisha ka shënuar het-trik në kampionatin australian.

Melbourne ishte mysafir tek WS Wanderers dhe arriti një fitore të madhe 0-3.

Në fakt kjo fitore u arrit vetëm falë sulmuesit kosovar Besart Berisha që shënoi tre golat në këtë sfidë.

Golin e parë prishtinasi e shënoi në minutën e 32-të të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Berisha realizoi me kokë për 0-2 në minutën e 66-të.

Ndërkohë golin e tretë dhe të fundit në këtë takim Besarti e shënoi tetë minuta para fundit të ndeshjes.

Pas këtyre tre golave të shënuar, Berisha është i pari në listën e realizuesve me tetë gola në nëtë ndeshje.

Fitorja ndaj WS Wandereres, e ka ngritur Melbourne Victoryn në pozitën e tretë me 17 pikë. /Telegrafi/