Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nëpërmjet Facebook ka deklaruar se pas dorëheqjes – ende jo zyrtare – të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në zyrën e tij shkuan shtatë ministra të tjerë.
Sipas Berishës, këto vizita kishin për qëllim marrjen e disa videove të përfolura në hotelin Santa Quaranta, të të shumëkërkuarit Klement Balilit, akuzë kjo e hedhur fillimisht nga ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Postimi i Berishës në Facebook:
“Banditokracia ne agoni
“Sonte Sajë qorrin e vizituan me urgjencë në zyre dhe në shtëpi kolegët e përfolur për aferat e filmuara në Santa Quaranta, në Rio de Janeiro, Athinë dhe Korçë: Damian Çezi, Ilir Nushi, Bledi Shemri, Mimi Striptiza, Ditzi Dylberi, Lindita Vila, Niko Pejleshi. Kërkesa ishte vetëm një; videot e tyre para se të bëjnë dorëzimin”, shkruan Berisha.
Ai edhe para disa ditësh e kishte paralajmëruar largimin e Tahirit nga qeveria e Ramës.