Site icon Telegrafi

Berisha: Kjo që patë sot është vetëm faqja e parë

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi protestën e sotme para selisë së PD si “faqen e parë”.

Ai tha se PD e drejtuar nga Basha dhe qeveria e Ramës janë e njëjta gjë, duke shtuar se “opozita e vërtetët është kjo që shikoni”.

“Garantoj shqiptarët se jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur të vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë”, tha Berisha.

Siç njofton Euronews.al, ish-kreu i PD shtoi se “ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë këtyre ditëve” dhe shtoi se protesta nuk do të ndalet. Kjo betejë nuk do të ndalet. Kjo që patë sot ishte vetëm faqja e parë. Ata që mendojnë se do të mbahen pengje dhe kukulla për të shtypur vullnetin e tyre gabohen rëndë”.

 

 

Exit mobile version