Telegrafi

Berisha: Këtë vit e kujtojmë Betejën e Koshares nga shtëpitë tona, roli i së cilës ka qenë unifikues siç duhet të jemi edhe sot

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha përmes një video-mesazhi ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij që kanë rënë 21 vite më parë në Betejën e Koshares, duke lutur të gjithë qytetarët që t’i nderojnë heronjtë e kësaj beteje nga shtëpitë e tyre.

Për shkak të situatës së krijuar nga paraqitja e coronavirusit(COVID-19), nuk do të mbahet manifestim përkujtimor për nderë të kësaj beteje.

Ish-komandanti i Koshares, ka thënë se kësaj here për shkak të situatës emergjente. Nuk dotë mbahet asnjë manifestim, teksa theksoi se roli i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ka qenë dhe do të jet gjithmonë unifikues.

“Këtë vit jemi në një situatë emergjente, për shkak të coronavirusit që po merr jetë njerëzish, kjo është situata më serioze që nga përfundimi i luftës, prandaj apeloj te ju që t’i respektoni masat e marra nga institucionet e vendit, për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie. Si rrjedhojë e kësaj situate këtë vit nuk do të organizohet manifestim në kujtim dhe nderim të Betejës së Koshares. Roli i Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe i Betejës së Koshares ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë unifikues, edhe në këto ditë të vështira, kemi nevojë të jemi të bashkuar dhe unik para çdo sfide që do ta kemi përballë”, u shpreh Berisha.

Ai bëri thirrje që të nderohen e respektohen heronjtë e Koshares, kësaj here nëpër shtëpitë e secilit.

“Heronjtë e Koshares  këtë 9 prill do t’i nderojmë me respekt nëpër shtëpitë tona duke i kujtuar heroizmin dhe sakrificën e tyre për lirimin e Kosovës. Ne bashkëluftëtarët e tyre do t’i kujtojmë ngjarjet e luftës, dhe do ia urojmë njëri-tjetrit fitoren nga shtëpitë tona. Ju falënderoj për mirëkuptim”, u shpreh Rrustemi. /Telegrafi/