Mërgim Berisha ka mbetur pjesë e skuadrës gjermane Augsburg pas huazimit një vjeçar nga Fenerbahce.
Augsburg kishte opsionin për blerjen e futbollistit për vetëm katër milionë euro, shumë më e ulët se sa vlera aktuale e futbollistit në tregun e transferimeve.
Megjithatë e ardhmja e Berishës nuk pritet të jetë te kjo skuadër pas paraqitjeve fantastike në sezonin e fundit.
25-vjeçari në 23 ndeshje në Bundesliga realizoi nëntë gola dhe dhuroi katër asistime, duke zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha gjermane se sa Augsburg.
Augsburgu po shpreson ta shes këtë verë lojtarin, pasi dëshira e vet Berishës është që të largohet për të bërë një hap para në karrierë.
Revista gjermane Kicker ka raportuar se VfL Wolfsburg mund të jetë skuadra e ardhshme e Berishës, pasi klubi bardhegjelbër ka shprehur interesim për transferimin e kosovarit me pasaportë gjermane.
Augsburg synon që nga shitja e Berishës në afatin kalimtar veror të fitojë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/