Telegrafi

Berisha kërkon bashkëbisedim me qytetarët dhe median

Berisha tha se anulimi i tubimit të së shtunës së kaluar nga shumica ishte gjë e mirë, ndërkohë që ripërsëriti se më 21 janar u kërkua të merrej pushteti me dhunë.

Kryeministri tha se “garda dhe policia theu skenarin e puçistëve”. Berisha vlerësoi thirrjen e ekspertëve amerikanë për të ndihmuar në hetimin e 21 janarit, duke thënë se kjo është e justifikueshme dhe nuk është dobësi. Ai vlerësoi Gardën Republikane për atë që ai e quajti qëndrim heroik ndaj sulmeve dhe tentativave për të rrëzuar shtetin. /Telegrafi/