Site icon Telegrafi

Berisha kalon te Skënderbeu

Ish anëtari i Besës së Kavajës, ka arritur marrëveshje me katër herë kampionët e Shqipërisë. ‘Panorama Sport’, shkruan se Berisha, i cili kërkohej edhe nga Kukësi dhe Partizani, tashmë ka arritur marrëveshje me korçarët.

Berisha luajti dy sezone te skuadra kavajase, e që ishte ‘stacioni’ i parë në futbollin shqiptar, ku regjistroi 49 ndeshje dhe shënoi 6 gola në total.

Afrimi i mesfushorit kosovar duket se ka mbyllur përfundimisht boshllëkun e krijuar pas largimit të Muzakës nga Skënderbeu. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version