Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha është duke shijuar momente fenomenale në karrierë me klubin rus Akhmat Grozny.
Berisha së bashku me futbollistin e Shqipërisë, Odise Roshi kanë arritur ta kualifikojnë skuadrën e tyre në fazën e 1/16 të Kupës së Rusisë.
Derisa koha e rregullt u mbyll me rezultat 1:1, Berisha arriti të shënojë gol në minutën e 76-të të ndeshjes.
Futbollisti nga Peja u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të, derisa iu deshën vetëm nëntë minuta për ta gjetur rrjetën.
Në vazhdime, ndeshja u mbyll me rezultat 2-2, derisa penalltitë vendosën fatin e skuadrës që do të kualifikohej tutje.
Основное и дополнительное время матча «СКА-Хабаровск» – «Ахмат» завершилось вничью со счетом 2:2. В составе нашей команды голы забили Бериша и Митришев. В серии послематчевых пенальти точнее оказались грозненцы 4:2! pic.twitter.com/DXLKUUMRo8
— FC Akhmat Grozny (@akhmatgrozny) September 25, 2019
Në penallti, Berisha e konvertoi në gol penalltinë e parë, derisa Roshi e shënoi golin vendimtar në penalltinë e fundit dhe për kualifikimin e Akhmatit. /Telegrafi/