Në ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të play-offit, Peja e mposhti RTV 21-shin në palestrën “Karagaçi” me rezultat 74-62. Ndërsa, sonte Teleboysat i presin pejanët në palestrën 1 Tetori, me fillim nga ora 20:15.
“Pres me qenë lojë e fortë, dihet që ata duhet ta fitojnë këtë lojë, mendoj se kanë me qenë shumë të motivuar, por edhe nëse humbin ata kanë bërë një punë të madhe që kanë arritur në play-off. Në fund të fundit nuk kanë çfarë të humbasin dhe do të japin 100 për qind nga vetja”.
“Unë mendoj se ne jemi favorit, duhet ta luajmë lojën tonë dhe duhet të fitojmë që të përgatitemi për finale. Kemi nevojë të pushojmë sepse jemi lodhur pas garave në kupë, e na duhet të jemi të freskët për finale”, ka potencuar Berisha.
“Mendoj se e kanë një ekip shumë solid, sidomos pesëshja e parë të cilët luajnë në çdo ndeshje janë të gjithë të rrezikshëm, kanë një trajner të mirë dhe dihet që dy amerikanët janë liderët e ekipit. Por, nëse ne luajmë sikur në Pejë me mbrojtje të fortë mendoj se do ta kemi më të lehtë fitoren”, deklaroi Dardani për Telegrafin. /Telegrafi/