Site icon Telegrafi

Berisha: Jam përgjegjës për veprimet e fëmijëve të mi, marr përsipër çdo provë nëse ka kundër tyre

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaron se është përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të tij, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi.

Berisha tha se merr përsipër çdo provë nëse del kundër fëmijëve të tij. Këto deklarata, ish-Kryeministri i bëri në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klan, duke komentuar lidhur me vendimin e SHBA që e shpalli “non grata” atë dhe familjen e tij.

I pyetur nga Arian Çani nëse del një provë kundër fëmijëve të tij dhe merren të pandehur, Berisha ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër çdo përgjegjësi.

Duhet të rifillosh një betejë të fundit

Sali Berisha: Me një përkushtim të jashtëzakonshëm.

Po nuk ke frikë?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Kam të vërtetën me vete.

Po kur them frikë nuk e kam fjalën për vete unë, se e di që ti vetë personalisht nuk ke frikë, po për fëmijët e tu, për Shkëlzenin, për Argitën. Ata mund të merren të pandehur

Sali Berisha: Ata t’i marrin 100 herë të pandehur dhe ata gjer sot…

Nuk po them për Lirinë sepse Liria është zonjë grua…

Sali Berisha: Dhe atë ta marrin patjetër… I ftoj ta marrin.

Je duke bërë betejë me Perandorinë

Sali Berisha: Kam të vërtetën me vete unë. Unë kam deklaruar dhe deklaroj se jam përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të mi. Ke ndonjë politikan tjetër ta ketë deklaruar këtë?

Pra, në qoftë se Shkëlzeni në një moment ta caktuar ka një provë kundër tij, ti e merr përsipër?

Sali Berisha: Pa diskutim! Absolutisht që nesër. Në qoftë se Argita ka një provë, që nesër. Sepse këta kam thënë unë kur kam ardhur në 2005 Kryeministër. U kam thënë shqiptarëve që për çdo veprim të fëmijëve të mi, unë mbaj përgjegjësi. U kam thënë fëmijëve të mi, ka qenë mesazh për qytetarët, që nuk mund të ketë dëme ndaj jush por edhe për fëmijët. I kam detyruar fëmijët që 2 vite para se sa të ndryshonte ligji, të deklaronin njësoj si i ati. Dhe këtë e kanë bërë.

Exit mobile version