Site icon Telegrafi

Berisha: Ja pse dha dorëheqje Haxhinasto

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka folur për dorëheqjen e Edmond Haxhinastos si Ministër i Transporteve.

“Me largimin e Haxhinastos, Edi Rama kërkon të lajë duart si Ponc Pilati, të mbulojë dështimin e tij. Infrastruktura ishte motori i zhvillimit të vendit. Pasi ka shpenzuar 2.1 miliardë dollarë, Edi Rama nuk është në gjendje që të u tregojë shqiptarëve një vepër të bërë nga ai”.

Sipas tij, largimi i një ministri nuk mund të mbulojë manipulimet në infrastrukturën rrugore.

“Me 2.1 miliardë dollarë është bërë Rruga e Kombit, autostrada Tiranë-Elbasan, ajo drejt Vlorës, Levan-Tepelenë, etj. Me largimin e Haxhinastos Rama nuk mund të mbulojë vjedhjen prej miliardash që ka mbushur xhepat e Edit, Olsit, etj”, tha Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version