Telegrafi

Berisha ia plotësoi dy dëshira Seferit

“Për mua takimi me boksierin e madh shqiptar Nuri Seferi, kampion disa herë në peshën e tij në Evropë, ishte i veçante dhe mbresëlënës. Ai ishte i çiltër dhe shumë njerëzor në bisedë, ndonëse kundërshtarët e quajnë ‘Nuriu i tmerrshëm’”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

“Nuriu kishte vetëm dy dëshira; pasaportën shqiptare me shqiponjë që i mungonte, të cilën donte ta vendoste edhe në ring, aty afër flamurit kombëtar dhe e dyta të zhvillonte një ndeshje për titull kampion i botës në Shqipëri. Ne ramë dakord për të dyja. Le t’i urojmë së bashku Nuriut fitimtar fitore te tjera të mëdha”, ka përfunduar kryeministri shqiptar./Telegrafi/