Telegrafi

Berisha i drejtohet Ramës: Mos provo të njëjtin skenar të premten

Ai akuzoi gjithashtu kryeprokuroren Ina Rama për standarde të dyfishta, duke thënë se ajo kërkoi arrestimin e gardistëve. Sipas Berishës, kryeprokurorja është zhytur në ujëra shumë të turbullta. Kryeministri, i cili foli në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive, tha se Ina Rama ka kërkuar arrestimin e gjithë zinxhirit komandues të Gardës.

Berisha tha Ina Rama ka urdhëruar ndërkohë ndjekjen në gjendje të lirë “të njërit prej kryeterroristëve dhe banditëve, të personit që është filmuar dhe fotografuar nga media shqiptare dhe e huaj me revolver në brez tek dera e Kryeministrisë”.

Kryeministri tha se Edi Rama është “organizuesi i grushtit të shtetit dhe personi që urdhëroi goditjen e forcave të rendit dhe të gardës së Republikës, me qëllimin e vetëm, të marrë karrigen e kryeministrit”.

Berisha tha se ekspertët që do të kryejnë një hetim të besueshëm dhe shtoi se një hetim i ndershëm dhe i paanshëm është i domosdoshëm. /Telegrafi/