Site icon Telegrafi

Berisha i bashkohet Cedevitës së Zagrebit

Siç kanë njoftuar mediat kroate dhe ato polake të mërkurën, ylli i basketbollit kosovar është bërë anëtar i ri i skuadrës nga kryeqyteti kroat, Cedevita Zagreb. Dardani ishte në bisedime me këtë skuadër tash e një kohë, ndërsa të martën ai udhëtoi drejt Kroacisë për t’u takuar me krerët e këtij klubi, raporton Tribuna.

Një ditë më vonë, mediat kroate njoftuan se ish-anëtari i Pejës ka arritur marrëveshje me klubin zagrebas. Sipas mediave kroate, Berisha ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Cedevitan, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar edhe në sajtin zyrtar të këtij klubi. Për Berishën, interesim tregoi edhe Sigal Prishtina, mirëpo duket se ylli pejan hezitoi të bashkohej me prishtinasit.

Te skuadra kroate, Dardani do ta gjej trajnerin e njohur kroat, Jasmin Repesha. Vetëm kohë më parë, ky i fundit nënshkroi me këtë klub. Të kujtojmë se stinorin e kaluar, Cedevita Zagreb e përfundoi stinorin në pozitën e tretë në elitën e basketbollit kroat, duke shënuar 11 fitore dhe duke pësuar tri humbje. Në pjesën e ‘play off’-it, kjo skuadër u mposhtë nga Zadari 2:1 në seri të fitoreve. /Telegrafi/ 

Exit mobile version