Besart Berisha ka qenë fytyra tragjike e skuadrës së tij Melbourne Victory.
Sulmuesi kosovar, ishte titullar si gjithnjë në ndeshjen në udhëtim ndaj Perth Glory.
Skuadra e prishtinasit në fund humbi ndeshjen me rezultat 2-1 edhe pse ka mundur të marrë një fitore.
Në fakt Berisha ishte ai që humbi penalltinë në minutën e fundit të pjesës së parë duke u ndalur nga portieri fillimisht pastaj edhe nga shtylla.
Por në minutën e 58-të, mysafirët morën edhe një penallti tjetër të cilën dhe përsëri Berisha mori përgjegjësinë por që shënoi kësaj radhe.
Vendasit u kthyen në lojë në minutat e fundit të ndeshjes duke shënuar dy gola për fitore.
Goli ndaj Perth Glory ishte i 13-ti këtë kampionat për Berishën që kryeson renditjen e golashënuesve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jk4syQ20CaQ