Site icon Telegrafi

Berisha: Gazi do të përdorët në tërë vendin

Kryeministri Sali Berisha ka theksoi se duhet të krijohen të gjitha kapacitetet e duhura për shfrytëzimin e energjisë së gazit. Këshilli i Ministrave ka marr sot dhe një vendim të posaçëm.

“Shqipëria është ndër vendet më të pakta që nuk ka një sistem tërësor të përdorimit të gazit nga konsumatorët, si një alternativë shumë të rëndësishme energjetike për çdo familje shqiptare dhe vendin në tërësi”, tha Berisha.

Ai është ndalur në progresin që ka përdorimi i gazit në vend, si një burim energjie më pak i kushtueshëm.

“Kërkime serioze kanë nisur dhe do të bëhen në vend për gazin, të dhënat e para në vend janë shumë inkurajuese”, tha Berisha duke përmendur faktin se Shqipëria është një prej vendeve ku kryqëzohen disa prej projekteve të ndërtimit të gazsjellëseve. Ai foli për linjën Trans-Adriatike, i cili është një projekt që pritet të realizohet shumë shpejt. /Telegrafi/
 

Exit mobile version